Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçari që u vra sot në atentat me tritol me telekomandë rezulton të ketë pasur nje jetë mjaft të vështirë. I riu vinte nga prindër të divorcuar, ngjarje e ndodhur para shtatë vitesh. Dhe pikërisht kjo ngjarje ka qenë drama e jetës së Sadikajt që shënoi kthesë në mënyrën se si i riu vendosi të menaxhonte ardhmen.
27 vjeçari Aleksandër Sadikaj që u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol të telekomanduar sipas të dhënave të QKB rezulton pronar i një restoranti në Memaliaj.
Në vitin 2011, kur Aleksandër Sadikaj ishte vetëm 20 vjeç nisi t’i futej ‘botës së errët’. Vepra e parë penale ishte vjedhje, ngjarje e ndodhur në Berat. Sadikaj është hetuar për vrasje, plagosje, vjedhje të tjera e kundërshtim të forcave të policisë. Shtatë vitet e fundit, Sadikaj rezulton banues në Tiranë, por jetën e ndante mes Shqipërisë e Greqisë në mënyrë që të takonte edhe të atin që jeton në vendin fqinj.
Plagosja për të cilën akuzohet Sadikaj ka ndodhur në 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Cukës në Sarandë. Në bashkëpunim me një person tjetër, ai ka qëlluar me thikë 3 here në krah dhe gjoks një 40-vjecar nga Vlora, i cili gjate transportimit për në spital u aksidentua edhe me makine ne vendin e quajtur “Kryqezimi Mish-Peshkut”. U shpall në kërkim atë ditë nga policia. Në 30 korrik mori dhe mase sigurimi në mungese “Arrest ne burg” nga Gjykata e Sarandës por nuk dihet se si Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë dosje.
Aleksandër Sadikaj është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë.