Ka disa njerëz që, pavarësisht nga situata, gjithmonë i shpenzojnë të gjitha paratë, pa iu mbetur qoftë edhe një shumë e vogël për ta mbyllur muajin. Nuk do të thotë që marrin më pak para ose kanë shpenzime të jashtëzakonshme, por thjesht i keqmenaxhojnë. Ashtu si me të gjitha gjërat, astrologjia ka shumë për të thënë se si shpenzojmë. Le të shohim, cilat janë shenjat e Horoskopit që nuk i kanë punët mirë me paratë.
DASHI
Dashi ka tendencë të ngatërrojë nevojat me dëshirat. Sipas kësaj logjike, ata vazhdimisht mund të gjejnë justifikime për blerjet e tyre dhe të blejnë pa ndërprerje. Ndaj shpesh në fund të muajit nuk i dalin mirë llogaritë.
BINJAKËT
Binjakët njihen për shprehjen “ e dua tani” dhe nëse fiksohen për të blerë diçka nuk e mendojnë gjatë. Edhe pse njihen për pavendosshmërinë e tyre në jetë, kur bëhet fjalë për të shpenzuar para nuk e vrasin mendjen.
PESHORJA
Peshorja ka një problem me blerjet spontane dhe kur blejnë diçka që ishte jashtë orarit, harrojnë ta shkruajnë atë në fletoret e tyre! Ndaj bëjnë mirë të ndjekin një plan financiar.
SHIGJETARI
Shigjetarët janë shumë optimistë, bëjnë një “plan-buxhet” në fillim të muajit, i cili nuk ka asnjë lidhje me mundësitë tyre reale financiare. Synimet e tyre janë të mira, por zakonisht nuk kanë sukses.