“Zef Nika këngëtari i ri Dukagjinas, sjell këngën më të re, me titull “Kisha e Shna Ndout”

Zef Nika këngëtari i ri dhe me një të ardhme premtuese në muzikën etno folk, sapo publikoi këngën më të re e cila titullohet “Kisha e Shna Ndout”

 

Kjo këngë i kushtohet Vendit më të shenjtë në Shqipëri Kishës së Shna Ndout në Laç, këngëtari Zef Nika tha për Portalin Shqiptar se e kishte ëndërr  që t’a realizonte një këngë për atë vend të mrekullueshem, të cilin e vizitoj shumë herë, dhe çdo herë që unë shkoj  atje zemra mbushet me një ndjenjë paqeje dhe lumturie të pafund tha nder të tjera ai.

Për të realizuar këtë këngë kaq të bukur, u desh bashkëpunimi me disa persona të cilët i falenderoj pafund.

Kantautori i mirënjohur Zoti  Fran Kodra,  realizoi tekstin dhe muzikën. Me orkestrim të Luan Dagistanit dhe video nga Kurtulaj Photography, dhe ja ku doli kënga “Kisha e Shna Ndout” një këngë që premton se do të ketë  sukses të madh dhe një audiencë të të  gjitha moshave.

Ne i urojmë suksese këngëtarit Zef Nika dhe ju ftojmë që në linkun më poshtë  të shikoni këngën  “Kisha Shna Ndout” //PortaliShqiptar.Com

 

Author: Portali