Janë shumë faktorë që shkaktojnë dhimbjet e gjunjëve të ndikuara kryesisht nga Artriti, Osteoartriti, Artriti reumatoid dhe septik, cistet e gjurit apo frakturat.
Është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që sigurisht i prek të gjithë.
Dhimbjet e gjunjëve janë të padurueshme dhe therrëse dhe frenojnë tërësisht aktivitetin normal fizik.
Sipas ekspertëve të AgroWeb.org zakonisht dhimbja e gjunjëve shoqërohet me enjtjen e tyre, kufizimin e lëvizjeve normale të gjymtyrëve, probleme me ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, qëndrimin në këmbë apo ulur, mbledhje e ujit tek gjunjët duke shkaktuar dhimbje të forta.
Gjithashtu, dhimbja e gjunjëve shkaktohet edhe si pasojë e reumatizmës. Kjo sëmundje ndikon në enjtjen e gjunjëve, skuqjen e tyre e madje edhe në rritjen e temperaturës së trupit, vështirësi në ecje si dhe përkulje gjithashtu.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë disa metoda krejt efikase për lehtësimin e dhimbjeve të gjunjëve përmes kurave natyrale në shtëpi si dhe përzgjedhjes së ushqimeve të duhura.
Kura Natyrale
-Vendosni kompresa me akull te pjesa e gjurit që ju dhemb. Mbajeni për 20 minuta dhe bëjeni këtë ritual gjatë ditës.
-Shtrëngoni pjesën e gjurit që ju dhemb përmes një fashe elastike.
-Mundohuni të pushoni sa më shumë duke evituar lodhjen e gjunjëve. Bëni ecje të ngadalta të cilat nuk ndikojnë në futjen e gjunjëve në një aktivitet të plotë.
-Vendosni jastëkë të mëdhenj poshtë gjunjëve teksa pushoni.
-Hidhni një lugë gjelle me piper të kuq në një filxhan me vaj ulliri. Përzjejini bashkë derisa masa të bëhet homogjene dhe masazhoni pjesët e gjurit në zonën që ju dhemb. Këtë ritual mund ta bëni dy herë në ditë për një javë.
Kura përmes ushqimit
-Ju mund të lehtësoni dhimbjen e gjunjëve përmes një diete të mirë ushqimore me produkte që janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë.
-Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë. Si dhe vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, element jetik ky për forcimin e kockave.
-Portokallet, duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, forcojnë kockat dhe imunitetin.
-Perimet me gjethe ( spinaq, lëpjetë etj) janë burim i shkëlqyer i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto kompozime bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve.
-Bajamet janë burime të pasura me vitamina dhe minerale. Bajamet paraqesin një nga komponentët bazë për energji si dhe vlera ushyese.
-Xhinxher njihet si një nga produktet më të çmuara me përdorimin e gjerë të tij në lehtësimin e dhimbjeve nga komplikacione të ndryshme shëndetësore. /AgroWeb.org