Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të kontrolleve të ushtruara për të goditur paligjshmërinë, kanë vënë në pranga 1 shtetas dhe proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi A.H., 26 vjeç, banues në Durrës si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi K.S., 25 vjeç, banues në Durrës.
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr.15, Durrës gjatë kontrollit personal dhe në banesë të ushtruar shtetasve të mësipërm iu gjetën doza lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva.
Gjithashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.P., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.18 Durrës, gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.