Mërkuri ka shkuar tek Peshqit, por ç`do të thotë kjo për secilën shenjë?
Dashi
Paralajmërim: Kjo është një kohë shumë emocionale për ju, Dash. Të gjitha lidhjet e rëndësishme – romantike, platonike, profesionale – që keni bërë gjatë vitit të kaluar po bëhen përsëri të rëndësishme. Projektet që nuk u përfunduan kurrë po rikthehen, duke ju kërkuar që të merreni me to. Kjo është një kohë e mirë për bisedime të rëndësishme.
Demi
Do jeni të zënë me punë gjatë dy javëve të ardhshme. Më saktë do të jeni vazhdimisht në kontakt me skuadrën tuaj. Jeta juaj sociale po shkëlqen Dem!
Binjakët
Cilat janë qëllimet tuaja afatgjata? Sa të hapur jeni për t’i ndryshuar ato? Javët e ardhshme kanë të bëjnë me analizimin e jetës suaj në planin afatgjatë, nëse do të vazhdoni në këtë drejtim apo gjeni një rrugë të re. Punoni shumë dhe mos kini frikë të kërkoni këshilla. ëndërroni ëndrra të mëdha.
Gaforrja
E gjithë energjia që shfaqet në yje po ju shtyn të lini guaskën tuaj dhe të përjetoni vërtet botën përreth jush. Ky është një tranzit spektakolar për të mësuar gjëra të reja ose për të udhëtuar. Nëse jeni të bllokuar në shtëpi, regjistrohuni në një kurs, zgjidhni një hobi të ri, ose thjesht shikoni sa më shumë dokumentarë të Netflix që të mundeni. Kalojeni muajin duke mësuar më shumë rreth njerëzve / koncepteve / vendeve që janë shumë ndryshe nga ato që jeni mësuar dhe thjesht jetoni pak më shumë!
Luani
Kjo është një kohë e mahnitshme për të ndarë përvojat erotike, pasionante dhe kuptimplota të ndërtimit të marrëdhënieve me dikë tuaj të veçantë. Vëzhgoni kutinë postare! Informacion i rëndësishëm: faturat do të vijnë së shpejti.
Virgjëresha
Rrëzoi muret, sepse ky tranzit ka të bëjë vetëm me përmirësimin e jetës tënde përmes marrëdhënieve tuaja. Javët e ardhshme do t’ju ofrojnë shumë mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve. Deri në fund të udhëtimit të Mërkurit përmes Peshqve, mund të jeni të sigurt se marrëdhëniet tuaja më të rëndësishme do të shkëlqejnë.
Peshorja
Ka rreth një trilion gjëra në listën tuaj të detyrave, telefoni juaj vazhdimisht gumëzhin me tekste dhe posta elektronike nga shefi. Ky tranzit po ju nxit të kujdeseni për veten dhe të riorganizoni jetën tuaj. A është argëtim? Ndoshta jo. A është e vështirë? Sigurisht, por a është edhe e nevojshme? Absolutisht!
Akrepi
Dashuria është në ajër, Akrep! Mërkuri në Peshq aktivizon zonën tuaj të romancës / seksit / argëtimit, kështu që jeta në dhomën e gjumit po nxehet dhe ju thjesht po ndiheni mire! Kjo është një nga periudhat më me fat të vitit për dashuri, kështu që tani është mundësia juaj e artë për të arritur qëllimin tuaj!
Shigjetari
Duhet të qetësohesh. Viti 2020 ishte intensiv. Punoni nga shtëpia nëse mundeni, flini, mos kini frikë nga koha e kaluar me veten dhe lidheuni përsëri me familjen tuaj. Javët e ardhshme po ju nxisin të riktheheni në kontakt me veten dhe të rilidheni me rrënjët tuaja. Merre lehtë.
Bricjapi
Mërkuri tek Peshqit po ju jep mundësinë për të provuar se reputacioni juaj ka qenë shumë serioz, i ftohtë dhe plotësisht i gabuar! Ju jeni një njeri i fortë, Bricjap, por gjithsesi keni një zemër të madhe! Tani është koha të hapeni, të flisni.
Ujori
Kush është më i rëndësishëm për ju? Çfarë është më e rëndësishme për ju? Mërkuri në Peshqit po ju kërkon të mendoni vërtet për vlerat tuaja dhe gjërat tuaja me vlerë. Ju nuk keni nevojë të mendoni për njëqind arsye për të justifikuar pse mendoni se personi “x” është i rëndësishëm, ose pse “y” është një nga vlerat tuaja më të forta.
Peshqit
Planeti i komunikimit është më në fund në shenjën tuaj! Mërkuri në shenjën tuaj ndodh vetëm një herë në vit, dhe në thelb është koha më e mirë e vitit që ju të përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit. Flisni! Shprehini ndjenjat hapur! Pranojini emocionet e njerëzve të tjerë!