Komanda Lokale e Karabinierëve të Barit ka ngritur një ‘task forcë’ të përkushtuar në luftimin e fenomeneve të ndërmjetësimit të paligjshëm dhe shfrytëzimit të punës në të zezë. Në këtë kontekst, në Turi dhe Conversano, ku po zhvillohet fushata e vjeljes së qershisë, policia ka denoncuar dy sipërmarrës dhe ka vendosur sanksione administrative me një vlerë prej 500 mijë eurosh.
Njëri nga dy të akuzuarit kishte të punësuar 7 punëtorë, 2 prej të cilëve të ardhur nga vende jo-BE pa leje qëndrimi. Sipërmarrësi tjetër po ashtu përfundoi nën hetim se akuzohet për punësim të punëtorëve pa leje qëndrimi. “Gjatë aktiviteteve – thuhet në njoftimin e policisë – u dokumentua se punëtorët punonin gjatë gjithë ditës dhe më pas transportoheshin duke u vendosur në pjesën e bagazhit të makinave, në mënyrë që t’i fshehnin nga çdo kontroll, ndërsa vendet e pasagjerëve ishin të zëna nga shporta me qershi të sapo vjela “. //telebari