Gjatë punës për ndërtimin e një rrjeti ujësjellësi pranë Muzeut të Tiranës janë nxjerrë në pah disa mbetje arkeologjike . Nga gërmimet është zbuluar një varr 2000 vjeçar, i dëmtuar me skelet njerëzor vetëm i gjysmës së poshtme.
Arkeologu i Institutit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Mariglen Meshini, ka treguar në emisionin ABC e Mëngjesit se punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit kanë ndaluar pas këtyre gjetjeve. Sipas arkeologut varri daton që nga shekulli i pestë dhe bashkë me vilën janë paskristiane.
“Ishte një gjetje interesante se si kjo hapësirë në një periudhë të caktuar ishte përdorur si varrezë. Në zonën ku ne aktualisht po gërmojnë ka të dhëna se në pjesën e banimit të kësaj vile dhe ne kemi arritur të zbulojmë disa elemente që vazhdojnë.
Bashkia nisi punimet, pasi punimet e infrastukturës nisin në zona arkeologjike apo jo. Dëmtimet në vendet që bashkia kishte filluar punimet nuk janë. Përfitoj nga rasti që në atë zonë kemi punuar që kur kam qenë student, që nga viti 2006. E rëndësishme është që ne jemi duke kapur disa elementë që për fat të mirë nuk janë dëmtuar nga punimet.
Vila paskristiane dhe varri daton që nga shekulli i pestë. Është një vilë e përhershme që ka vazhduar goxha gjatë. Që do të thotë Tirana nën hapësirë ka shumë hapësirë”, tha Meshini.
icon/