I shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe kreu i KMSH, Bujar Spahiu, Rama ka inspektuar xhaminë e restauruar të Et’hem Beut’, në qendër të kryeqytetit.
Rama tha se me zgjatjen e fashës orare të lëvizjes, besimtarët do të kenë mundësi të kryejnë të gjitha ritualet.
“Me zgjatjen e orarit do të keni mundësi të kryeni të gjitha ritualet. Kam shumë besim që ky muaj do të jetë energjizues, dhe që me daljen nga tuneli i pandemisë, me hapjen e sezonit turistik, të gjitha punëve për njerëzit, të dalë nga ajo që thoni ju se pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi. Do të kemi një perspektivë krejt tjetër. Ju uroj të gjithëve një muaj agjërimi të pranuar dhe Zoti qoftë me ju e me shqiptarët”, tha Rama.