Kryeministri Rama ia ka uruar fitoren e titullit në Seria A ekipit të Interit.
Rama njihet si tifoz i Juventusit, teksa e pranon se ky vit nuk ishte i skuadrës së tij të zemrës, por ishte i Partisë Socialiste.
Ai thekson se kësaj here lum kush është internist dhe socialist bashkë. Interi ditën e djeshme fitoi pas 11 vitesh titullin e Seria A, edhe pse ka edhe ka 4 ndeshje nga përfundimi i kampionatit.
Këtë vit Juventusi, ekipi me të cilin është Rama, synonte titullin e 10-të të Seria A po nuk ia doli dot.
STATUSI NGA EDI RAMA
Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit😀
Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull😉❤️
*Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë😂