Kryeministri Rama ka publikuar sot pamje nga Spitali Rajonal i Fierit, për të cilin thotë se është pajisur me infrastrukturë moderne. Ai shton se në të do ofrohen shërbime pa bishta të ryshfetit.
“Mirëmëngjes, me Spitalin e Fierit si qendër transferimi të dijes e me krejt këtë infrastrukturë moderne që kemi ngritur në pikat nevralgjike të sistemit shëndetësor, hyjmë në fazën tjetër të Reformës në Shëndetësi, Autonomi Spitalore dhe shërbim pa bishtat e ryshfetit në spitalet e Shqipërisë”, shkruan Rama.
Spitali Rajonal Memorial i Fierit, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut, me një kapacitet 150 shtretër.
Spitali do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.