Kryeministri Rama ka postuar një video ku shihen qartë pamjet e tunelit, të rrugës së Arbërit. Ai ka paralajmëruar se hapja e plotë dhe vënia në funksion do jetë e realizuar shumë shpejtë .
Postimi i plotë:
“Për Dibër nga Rruga e Arbrit! Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet”, shkruan Rama në Facebook.
Rruga e Arbrit është një projekt inxhinierik. Kjo rrugë ka 7 tunele gjithsej. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit me një gjatësi rreth 74 km, do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Dibër me gjatësi 180 km, duke ndikuar në zhvillimin e zonave Kjo rrugë do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.
Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.