Kryeministri Rama po zhvillon një takim elektoral me mbështetës të Partisë Socialiste në Kamzë. Në fjalën e mbajtur,ai theksoi se Kamza është lënë në harresë për shumë vite nga politika.
Postimi i plotë
“Ishte politika që e la Kamzën pa asnjë shpresë dhe është politika që sot po i bën të mundura këto. Nuk do ishim duke prekur numrin 300 mijë të shqiptarëve të vaksinuar, po të mos ishte politika, qindra mijëra gjyshe dhe gjyshe nuk do ishin çliruar nga ankthi se mund të humbin jetën.
Vaksinat nuk erdhën nga qielli, por i solli politika. Rindërtimin nuk po e bën një dorë të padukshme dhe as nuk po bëhet vetë”, theksoi Rama.