Stresi prej kohësh ndodhet larg Shqipërisë dhe ende nuk dihet se kur mund të kthehet në vendin e tij. Reperi ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe, megjithatë ai ka qëndruar gjithmonë në kontakt me fansat e tij. Reperi është mjaft aktiv në rrjete sociale, ku shkruan gjithmonë me ndjekësit dhe ju përgjigjet herë pas here pyetjeve që ata kanë për të.
Së fundmi gjatë një bisede virtuale me ta, dikush e ka pyetur reperin:
“A e kishe zëvendësuar Keisin?”, i ka shkruar ndjekësi.
Mesa duket, kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak reperit dhe madje i ka tingëlluar si qesharake. Ai ka thënë se do t’i jetë mirënjohës përjetë Keisit, duke bërë të ditur se askush nuk mund të zërë vendin e saj.
“Pyetje qesharake, kurrë nuk do ulja dikë që më ka mbajtur në gji. I jam mirënjohës përjetë. Po jeta kështu e ka”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, Stresi ka treguar se cila është dëshira e tij më e madhe në jetë dhe madje e ka vendosur se çfarë fëmije dëshiron të ketë në të ardhmen.
“Ëndrra ime e vetme që kam të kem një djalë si ky në foto”, është përgjigjur Stresi, teksa ka publikuar një foto të tij nga fëmijëria.