Jemi mësuar ta shohim si mjeshtrin e peisazhit, në disa ekspozita personale, ku në veprat e tij mbizotëron magjia e natyrës. Por këtë herë piktori Arben Kristani vendos të surprizojë publikun me ekspozitën e tij, titulluar “𝐑𝐄𝐀𝐋𝐈𝐓𝐄𝐓 & 𝐈𝐋𝐔𝐙𝐈𝐎𝐍” . Në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në qytetin e Durrësit është hapur ekspozita e njëmbëdhjetë e piktorit Kristani që vjen si vazhdim i rrugëtimit të tij artistik në mozaikun e teknikave të vajit, akrelikut, akuarelit, vizatimit dhe skulpturës.
Në një prononcim për AdriaNet piktori thotë se tematika e veprave të tij është e ndryshme në këtë ekspozitë, por në tërësi ngrihet në dy boshte, atë real që ne shohim përditë dhe atë filozofik që na bën të shohim përtej asaj që duket dhe shfaqet.
Në këtë ekspozitë që vjen plotë surpriza për dashamirësit e artit pamor, autori eksperimenton vendosjen e veprës në një kënd 90 gradë, në faqet e murit, piktura krijon iluzion optik, ndërsa i ngelet artëdashësve t’a vlerësojnë sipas tij nivelin konceptual.
Duke përjetuar si çdo kush ngjarjet që po jetojmë dhe artisti nuk mund të shkëputet nga dukuritë e kohës, të cilat i gjejmë të pasqyruara në këtë ekspozitë I dashuruar pas peisazhit, ngjrave tërheqëse të tij dhe larmishmërinë e formave në pjesën tjetër të ekspozitës, paraqet peisazhet e natyrës ose motive të punuara në studio, ku nuk mungojnë dhe porrtetet familjare të tij në skulpturë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur e hapur deri në datën 18, ndaj ju ftojmë ta vizitoni për mos të humbur magjinë.