ADVERTISEMENT
Edhe pse në vështirësi reale për shkak të kësaj Pandemie, nuk mund të linim për më vonë dorëzimin e këtij titulli, për një njeri i cili ka punuar kaq shumë në përhapjen e Kulturës Italiane në Shqipëri që kur, 30 vite më parë, kaloi detin me kurajë për të arritur në Vendin tonë në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.
Për Ambasadorin tonë, Fabrizio Bucci, ky është titulli i parë i nderit që ai dorëzon që prej marrjes së detyrës këtu në Tiranë, një gjest simbolik, tani më shumë se kurrë, sepse bën të kujtohet me forcë një moment historik i cili ka shenjuar një lidhje të ngushtë midis “dy atdheve të tij”, siç dëshiron t’i quajë gjithmonë Ilir Butka.
Themelues i Balkan Film Market, ndër ideuesit e “Anija e Ëmbël”, drejtor në Shqipëri i Qendra Kombëtare E Kinematografisë, janë vetëm disa nga elementet kryesore të një karriere kushtuar takimit midis dy kulturave, sot të lidhura ngushtë. Është për ne krenari të pohojmë se Komuniteti shqiptar në Itali është ndër më të gjerët e më të integruarit!