Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do të jenë me një intensitet të lartë duke rrezikuar edhe për përmbytje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.
Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 7 ballë.