ADVERTISEMENT
Reshjet e shiut të nisura që prej mesditës së djeshme, kanë shkaktuar përmbytjen e rrugëve në qytetin bregdetar të Durrësit. Ndonëse, internsiteti i tyre ra gjatë paradites, nuk mungoi përmbytja e rrugëve kryesore. Ndonëse, nuk raportohen deri më tani të dhëna për problematika me hidrovoret, nuk kanë munguar rastet kur uji ka vështuar dhe në disa banesa në zonën e ish Kënetës.