Me “Botën përrallore të Amelie”, rinis aktiviteti i institucioneve të kulturës dhe artit në Bari, në Itali. Me nga dy shfaqje, në orën 17:00 dhe 19.30, vjen shfaqja e parë për publikun, ndërkohë që dhe kinemaja Esedra në rrugën Sonnino, është hapur gjithashtu.
Programimi rifillon në kinemanë Splendor, në rrethin Carrassi, e cila debuton me filmin që fitoi Oscar për këtë vit Nomadland. Shfaqjet do të jenë në ora 18:00 dhe në orën 20:00. Më 19 maj salla e famullisë rihapet gjithashtu me pjesën Piccolo di Santo Spirito e cila rifillon përsëri me një rishikim falas për publikun. Kinematë dhe shtëpitë e artit parashikojnë pjesëmarrje të mirë të publikut dhe janë të gatshme ta mirëpresin atë në përputhje me rregullat antikovid.
“Çdo kush që hyn brenda në kimena më parë duhet të disinfektojë duartë. Do të bëhet matja e temeparturës. Ndërsa më pas në momentin që ble biletën, veç biletës do të plotësohet dhe një deklaratë për të vërtetuar nëse je i prekur nga COVID-19, nëse ke bërë vaksinë apo nëse testi i fundit të ka rezultuar negativë, thotë Mario Gentile”, nga kinema Esedra.
Kapaciteti deri në 50 përqind, me ulëse në distancë, matje të temperaturës, detyrim për të mbajtur maskë për kohëzgjatjen e shfaqjes. Kështu, do të nis puna dhe për galeritë që do rihapen më 20 maj.
“Do të përdoren 50% të kapaciteteve. Do të qëndrohet një metër në distancë nga tjetri, familjarët afër në vende me njeri-tjetrin. Do të bëhet matja e temepraturës, ndërkohë që bari do të qëndrojë i mbyllur për momentin”, thotë Francesco Santalucia. //telebari