Pas muajve të gjatë në pauzë, Teatri Petruzzelli, në Bari në Itali, më në fund hap dyert e tij me takimin e parë artistik për publikun. I mbyllur që nga tetori i vitit të kaluar, për shkak të urgjencës së koronavirusit, ai u rikthye sot për të mirëpritur shumë qytetarë, të rritur dhe fëmijë, të cilët morën pjesë në koncertin familjar të Orkestrës “D’archi del Teatro” të drejtuar nga Roberta Peroni.Një kthim i shumëpritur në sallën e madhe me siguri maksimale. Pesëqind spektatorë të cilët, pasi matën temperaturën dhe dezinfektuan duart, zunë vendet e tyre, në distancë nga njëri-tjetri, me maskë në mënyrë rigoroze gjatë gjithë kohëzgjatjes së shfaqjes. Një shfaqje që simbolizon edhe rinisjen e botës së kulturës.
“Më në fund u kthyen aktivitetet kulturore. Sektori i artit dhe i kulturës ishte ai që u prek më së shumti nga mbyllja si pasojë e COVID-19. Të gjithë mezi kemi pritur që të rikthen aktivitet për të mundur të ndjekur më në fund një shfaqje, një pjesë teatri. Ishte fantastike të rikthehesh sërish në një koncert muzikor ishte fantastike, kishim kaq shumë nevojë pas një kohe të gjatë. Ishte bukur jo vetëm që të ndiqje aktivitetin, por dhe të shijeoje shoqërinë e njerëzve që kaq shumë na kanë munguar për një kohë të gjatë.
Ishte kaq bukur, ky rikthim, sidomos me fëmijet, ishte fantastike”. Për mua ishte fantastike, sepse i adhurojë shfaqet në teatër. Kjo ishte një mëyrë mjaft e mirë për të sjellë dhe fëmijët në shfaqje”, thonë barezët për këtë rikthim në jetën artistike për Telebarin.
Takimi tjetër artistik në këtë teatër do të jetë ditën e mërkurë 26 maj, me Koncertin Familjar të drejtuar nga Paolo Lepore. //Telebari