Pavarësisht faktit se u largua si i padëshiruar nga Katalonja, Luis Suarezit i është rezervuar një pritje e bukur dhe interesante për ndeshjen e sotme.
Detajet nuk janë bërë ende të ditura, por klubi i Barcelonës ka bërë një kërkesë në La Liga për të organizuar diçka të bukur për sulmuesin uruguaian, i cili është golashënuesi i tretë më i mirë i historisë së skuadrës.
Suarez do të luajë për herë të parë kundër Barcelonës që nga momenti që u largua, pasi në duelin e parë nuk ishte për shkak të COVID-it. Ai do të kërkojë të hakmerret me ata që e larguan, por Bartomeu është larguar dhe president i skuadrës është Laporta.
“Panorama Sport“