Shqipëria renditet vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket ritmit të vaksinimit të popullatës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot të dhënat e publikuara nga “Our Ëorld in Data”, sipas të cilave Shqipëria renditet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor, duke lënë pas edhe Serbinë, sa i përket dozave ditore të vaksinave COVID-19 të administruara për 100 persona.
“Grafikët tregojnë një krahasim të ritmeve të vaksinimit të popullatës mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe vendeve të BE.