Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, janë regjistruar 5 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 138 raste të reja nga 2584 testime.
Por si paraqitet situata në spitale
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Apeli
Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (21 Prill 2021)
Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 465
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2584
Testime totale 615,147
Raste pozitive 129,980
Raste të shëruara 103,066
Raste Aktive 24,556
Humbje jete 2,358
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18113
Fier 2090
Durrës 966
Shkodër 830
Gjirokastër 794
Korçë 631
Vlorë 389
Dibër 311
Kukës 264
Elbasan 93
Berat 60
Lezhë 15