Që prej fillimit të pandemisë shtatë kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë që prodhojnë vaksinat antiCOVID-19 kanë grumbulluar përfitime të konsiderueshme që janë vlerësuar prej 152 miliardë dollarë, bën me dije gazeta meksikane “Jornada”.
Një ekip ekspertësh të gazetës kanë kryer një studim për zhvillimin në bursë të disa kompanive kryesore të angazhuara në sfidën e pandemisë dhe ka zbuluar se në fillim të vitit 2020, vlera totale e Johnson & Johnson, Pfizer, AstraZeneca, Moderna, Novavax, BionTech dhe CanSino ishte 686,908 milionë dollarë, ndërkohë që të premten e kaluar, ajo kishte arritur shifrpn prej 838,961 milionë.
Polemika mbi efektivitetin e vaksinave, madje edhe në disa raste në lidhje me efektet e mundshme negative tek njerëzit e imunizuar, thonë ekspertët, nuk e ndaloi vrullin e vlerës së tregut të kompanive të ekzaminuara, sepse, më 10 janar të vitit të kaluar fitimi i akumuluar prej tyre ishte 90 miliardë dollarë ndërsa, siç e kemi parë, tani është 152 miliardë dollarë.
Me fjalë të tjera, vëren Jornada, në më pak se tre muaj, në një klimë pyetjesh dhe hutimesh, vlera e tyre është rritur me 70%, ose pak më shumë se 60 miliardë dollarë”.