Krahas produkteve të kujdesit duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur dhe regjimit ushqimor. Sekreti për të patur një fytyrrë fëminore është të konsumoni disa lëndë ushqyese rregullisht.
Brokoli
Të pasur me vitaminë A, D dhe E, avokadot përmbajnë yndyrna mono të pangopura super të shëndetshme. Për këtë arsye, sigurohuni që ta shtoni avokadon në dietën tuaj ditore.
Vaj ulliri
Vaji i ullirit ka një përmbajtje të lartë të yndyrave të pangopura që e mban lëkurën të ushqyer dhe të hidratuar.
Çokollatë e zezë
Kakao riparon strukturën e lëkurës, siguron lagështi dhe madje përmban shumë antioksidantë të quajtur flavenol, të cilat kanë treguar se rrisin qarkullimin e gjakut. Për të maksimizuar përfitimet, zgjidhni një çokollatë që përmban të paktën 70 për qind kakao.
Salmon
Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6, të cilat janë thelbësore për lëkurën e shëndetshme. Sipas një studimi, këto dy lloje të acideve yndyror luftojnë inflamacionin dhe e mbrojnë lëkurën nga faktorët e mjedisit.
Domatja
Likopeni, një fitokimik që i jep domates ngjyrën e kuqe, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës sonë nga radikalet e lira, ndaj të cilave jemi të ekspozuar nga dielli. /abcnews.al
Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit në lëkurën tonë, e cila punon për të zvogëluar vijat e holla dhe rrudhat. Brokoli gjithashtu përmban zink, vitaminë A dhe luteinë, një karotenoid që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi oksidativ.
Çaj jeshil
Një përbërës i veçantë i quajtur ‘katekinë’ që gjendet në gjethet e çajit jeshil ndikon në lëkurën tonë në shumë mënyra. Katekina vepron si një antioksidant që e mbron atë nga rrezet e dëmshme të diellit dhe inflamacionet. Është provuar gjithashtu që katekinat sigurojnë elasticitetin dhe lagështinë natyrore të lëkurës.
Avokado
agroweb/