Nga nisma “Thurja” ishte sot i ftuar në “Breaking” në Top Neës Edi Shabani. Në lidhje me këtë ai komentoi veshjet e liderve si dhe aktivitetet elektorale.
Shabani u shpreh se veshja e liderëve është gjëja më e parëndësishme në këto momente. Kjo sipas tij, për shkak se jemi në një vend ku kanë vdekur shumë njerëz nga pandemia dhe se qindra njerëz jetojnë ende në çadra si pasojë e tërmetit.
Postimi i plotë:
“Kemi mijëra njerëz të larguar nga Shqipëria. Nuk kemi vuajtur që Rama nuk bën PR, ai luan me brekushet e kemi parë edhe duke nxjerrë gjoksin jashtë. Është ekspert i PR. Ndërsa Bashën se marr seriozisht, ai është gënjeshtar”, tha Shabani.
Ky i fundit shtoi se nëse e çojmë Shqipërinë në një standard ku është Danimarka, atëherë le të flasim edhe për veshjen.
“Duhet të dimë se sa gjasa kanë që të na zgjedhin hallet ne. Çfarë gjuhe përdorin? Unë nuk i dëgjoj, se nuk u besoj. Nuk e kam gjetur ende programin e PD. Është më e lehtë të gjesh “Kodin e Da Vincit”, se sa programin e Partisë Demokratike. Nfa ana tjetër, Rama krijon një realitet paralele, ku sipas tij çdo gjë është mirë dhe kjo e çorienton qytetarin”, tha Shabani.