Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu dje për herë të parë një proçedurë tjetër për shembjen e një godinë 12 katëshe në Durrës. Duke përdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brendshme të godinës. Sipas specialistëve, kjo proçedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me mënyrat e zakonshme. Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 12 katesh, i cili ka qënë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.
Pas shpërthimit, tymi i zi ka mbuluar gjithën zonën, ndërkohë që shpërthimet janë dëgjuar në të gjithë qytetin.