Shenja e horoskopit mund të tregojë shumë për një person. Normalisht, përsa i përket tradhëtisë, nuk mund të themi se varet 100% nga shenja. Çdokush ka në dorë të bëjë zgjedhjet e veta në jetën personale. Por, të paktën duke i nisur nga karakteristikat e çdo shenje, kemi një listë me ato të cilat janë më pak të prirura për ta bërë këtë gjë.
Demi- Është një shenjë e tokës, e fokusuar dhe e vendosur për gjërat e tij në jetë. Një shenjë kaq me këmbë në tokë, nuk ndikohet lehtë nga kënaqësitë e momentit. Personat e kësaj shenje janë shumë të qëndrueshëm dhe besnikë.




Virgjëresha- Konsiderohet si një shenjë fleksibël, por ama jo siç mund të mendoni ju. Virgjëresha është fleksibël përsa i përket gabimeve të veta, përpiqet gjithmonë t’i korigjojë. Falin një dashuri altruiste dhe plot romanticitet.
Bricjapi- Është shenja më autonome që ka horoskopi. Njerëzit e kësaj shenje, janë ata që vejnë çdo gjë në lëvizje. Janë aktivë, ambiciozë dhe nuk do i shikoni kurrë të shkelin parimet e tyre. Ndoshta duken se duan më shumë karrierën sesa partnerin, por Bricjapi e bën këtë gjë pikërisht për t’i krijuar partnerit një bazë të qëndrueshme dhe të sigurt në të cilën lidhja mund të rritet gradualisht. Nëse iu falin besimin e tyre të plotë, duhet të kujdeseni të mos e thyeni kurrë.