Këto janë 5 shenjat më të pavarura të zodiakut; shpirti i tyre është i lirë dhe nuk duan të varen nga askush.
Ujori
Ujori është një prej shenjave më të pavarura dhe rebele të zodiakut.
Nuk ndjekin rrymën dhe bëjnë gjithmonë atë që ju duket e drejtë.
Të lindurit nën këtë shenjë nuk kanë frikë nga vetmia, madje ndonjëherë e preferojnë.
Shigjetari
Shigjetarët e kanë të lidhur jetën ngushtë me lirinë, e adhurojnë atë.
Duan të udhëtojnë gjithmonë, të kenë njohje dhe përvoja të reja.
Preferojnë një jetë frenetike në vend që të qëndrojnë gjithmonë në të njëjtin vend.
Nuk varen nga askush.
Dashi
Dashit nuk i pëlqen të bëjë atë që i thonë.
Gjithashtu zbavitet kur bën gjëra që të tjerët i thonë se s’mund t’i bëjë.
E adhuron misterin dhe të panjohurin.
Pavërësia e tij mund të jetë një problem i madh në një marrëdhënie.
Binjakët
Binjakët janë adhurues të lirisë, personat e lindur nën këtë shenjë janë shumë inteligjentë dhe u pëlqen të komunikojnë.
Duan të zbaviten dhe të ndihen mirë nën shoqërinë e të tjerëve.
Nuk është e thjeshtë për ta të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme.
Bricjapi
Dhe në fund kemi Bricjapin, këtë shenjë zodiakale shumë të pavarur pasi jeta e saj është e orientuar drejt suksesit.
Ka shumë objektiva për të arritur dhe s’ka kurrë kohë për të kultivuar një marrëdhënie.
Nuk do që të ndalet, por të vrapojë gjithmonë për të ndjekur ëndrrat.