Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani, 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2013, ku vajza e mitur M. L., në atë kohë vetëm 15 vjeçe u njoh rastësisht me, Enea Sinanin që punonte kamerier tek një lokal në Tiranë. Vajza i përkiste një shtrese vulnerabile, e cila nuk kishte asnjë të afërm dhe nuk kishte as ku të strehohej dhe u shfrytëzua nga Sinani.