Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë ndaj nismës së socialistëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo ndërmerret vetëm për të humbur vëmendjen nga ajo që opzoita e cilëson si vjedhje e zgjedhjeve.
“Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, thekson Bardhi.