Karabinierët e Monopolit, ekzekutuan një urdhër paraburgimi paraprak ndaj 9 personave, të vendosur në pranga për tregtinë e drogës. Në fund të operacioneve – të kryera në Bari, Monopoli, Polignano dhe Mola – 3 nga të arrestuarit përfunduan në burg dhe 6 në arrest shtëpiak.
Hetimi, i filluar në 2018 pas arrestimit të një 50-vjeçari, i konsideruar një element i spikatur i krimit të Polignano, bëri të mundur zbulimin e rrjetit. Hetimet bënë të mundur rindërtimin e skemës të funkionimit të grupit. Rreth 100 episode të tregtisë së drogës në bare, restorante, stacione shërbimi, zyra publike, në portin turistik të Polignano dhe madje edhe me dërgesat në shtëpi janë dokumentuar nga karabinierët.
Shitjet kryheshin ekskluzivisht për klientët e rregullt, ose përmes tyre.Njëri prej të dyshuarve, i paaftë për të dalë, për shkak të arrestit shtëpiak, kishte pajisur lokalin e gruas së tij me kamera vëzhgimi të cilat, të lidhura me shtëpinë e tij, e lejonin atë të monitoronte aktivitetin e paligjshëm nga larg. Gjatë aksioneve, karabinierët arrestuan gjithashtu një 47-vjeçar të gjetur në posedim të një arme, mitralozi Skorpion. //telebari