Shpërthimi i një bombule me lëndë djegës gaz në një banesë në Arapaj të Durrësit, ka shkaktuar lëndimin e dy personave, të cilët ndodhen në spital. Policia tha se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.02.2021, në orën 08:35, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës janë paraqitur për të marrë mjekim shtetasit S. S. dhe R. S, banues në Arapaj, Durrës, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në banesë.
Shtetasit S. S. dhe R. S. ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.