Ronald Kuman rresh tohet kundër Super Ligës. Trajneri i Barcelonës thotë se futbollistët janë të ngarkuar shumë me ndeshje dhe për këtë arsye nuk është nevoja për të tjera kompeticione. Numri një i stolit të katalanasve tregoi edhe objektivat duke thënë se titulli kampion është i arritshëm nëse do të vazhdojnë të luajnë si në sfidat e fundit. Kupa e Mbretit ka sjellë optimizëm dhe duhet shfrytëzuar.
SUPER LIGA
“Ka shumë futbollistë që kanë luajtur një numër të jashtëzakonshëm ndeshjesh. Flitet shpesh për Super Ligën, Champions-in dhe kompeticione të tjera. UEFA nuk mendon fare që lojtarët po shkatërrohen fizikisht dhe mendojnë vetëm për paratë. Shikoni oraret. Nesër (sot) do të luajmë në orën 22:00. Jam shumë dakord me mendimin e Pikesë në lidhje me Super Ligën”.
PIKE
“Është normale që Pike të jetë i lodhur sepse vjen pas një kohe të gjatë pushimi. Ka nevojë për ritëm. Do të shohim çfarë ndodhë, por nuk është për ta luajtur gjithë ndeshjen”.
SITUATA
“Lojtarët janë rikthyer me shumë besim në stërvitje dhe e kanë merituar pushimin. Fizikisht jemi shumë të fortë dhe kjo kuptohet gjatë ndeshjeve. Duhet të vazhdojmë me energji. Nëse arrijmë nivelin tonë në lojën pa top, mund të aspirojmë shumë gjëra”.
TEMA TË TJERA
“Mua më pëlqen shumë të flas për futbollin, për taktikat, për analizën, por e kuptoj se futbolli i ditëve të sotme ka gjëra përtej ndeshjeve”.
PRESION
“Të jesh trajner i Barcelonës ka gjithmonë presion. Nuk varet fare nga pozicioni në tabelë. Të jesh te Barcelona duhet të luash mirë, të fitosh tituj. Ne kemi pasur një diferencë të madhe pikësh me kundërshtarët, por kemi rikuperuar shumë. Sigurisht që mund ta fitojmë kampionatin”.
DEPAJ
“Nuk mund të flas për futbollistë që nuk janë të Barcelonës. Nuk mund të them që kemi marrëveshje, por as lojtarë të skarcuar”.
KUPA
“Nuk mendoj që fitorja e Kupës së Mbretit do të sillte probleme. Këtu në skuadër ka profesionistë. Ne duam të luftojmë për titullin kampion dhe gjithçka është në dorën tonë. Por, nuk është e lehtë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet që kanë mbetur. Duhet të vazhdojmë hap pas hapi. Lojtarët duan të fitojnë, por ta nisim nga kjo ndeshje”.
DOPIETË
“Barcelona tregoi një imazh shumë pozitiv në finalen e Kupës së Mbretit. Kishim qasjen e duhur, rezultati final ishte i kënaqshëm. Por, ishte thjesht një ndeshje. Ne duhet të vazhdojmë kështu. Prej kohësh jemi përmirësuar dhe njerëzit janë të kënaqur me këtë që po bëjmë”.
Përgatiti: GENTJAN ALINANI