Një 29-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë para një qytetari.
Sipas informacioneve të policisë, 29-vjeçarja i ka marrë paratë A.K., me pretendimin se do ta punësonte atë në Gjermani.
Nuk dihet se sa është sasia e parave të marra nga 29-vjeçarja, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Informacion- Më datë 04.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe, sepse nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. K., me pretendimin për ta punësuar në Gjermani.