Raporti prind-fëmijë është një ndër lidhjet më të bukura dhe më të komplikuara që mund të ekzistojnë. Shumë prindër mendojnë se i njohin fëmijët e tyre më mirë se gishtat e dorës, por harrojnë që fëmija është qenie e pavarur. Ju mund të mësoni prej tyre duke u nisur nga detaje thuajse të parëndësishme në dukje, siç është për shembull shenja e horoskopit.
Ja ç’thonë yjet për vogëlushët tuaj :
Dashi: Vogëlushët e shenjës së dashit u pëlqen të vënë në provë durimin e mamit dhe babit, futen gjithmonë në telashe, por dinë edhe si të shpëtojnë prej tyre. Janë fëmijë shumë të gjallë . Për ta çdo ditë është një aventurë e re.
Demi: Fëmijët e shenjës së demit janë shumë të qetë. Duket sikur llogarisin çdo hap që hedhin. Dinë të jenë të kujdesshëm. U pëlqen shumë të kalojnë kohën me prindërit, të argëtohen dhe të provojnë lojëra të reja, sidomos lojëra që nxjerrin në pah aftësitë e tyre krijuese.
Binjakët: Në qoftë se keni fëmijë të shenjës së binjakëve, ndihuni me fat sepse këta vogëlushë dinë t’u kthejnë buzëqeshjen në çdo kohë. Janë pak trazovaçë, por dinë të kontrollojnë dëshirat dhe shpërthimet kur janë në publik, për shembull nuk bëjnë kurrë në skena në supermarket.
Gaforrja: Të vegjlit e shenjës së gaforres falin shumë dashuri në familje. Janë të ngjitur pas prindërve dhe vëllezërve. U pëlqen të luajnë në natyrë dhe të provojnë gjëra të reja. Në përgjithësi janë të qetë dhe të bindur, por kur bëhen me nerva kthehen në një uragan të vërtetë.
Luani: Në qoftë se ekziston një tipar që përshkruan më së miri luanët e vegjël është dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes. Ky është asi i tyre nën mëngë dhe dinë ta shfrytëzojnë më së miri. Janë guximtarë, të papërtueshëm dhe këmbëngulës. Në të njëjtën kohë dëgjojnë këshillat e më të rriturve dhe dinë të jenë të përgjegjshëm.
Virgjëresha: Fëmija i shenjës së virgjëreshës është një perfeksionist i lindur. Shumë i vendosur dhe praktik, kjo vihet re që në raportin që krijon me fëmijët e tjerë apo prindërit. I pëlqejnë shumë sidat dhe dëshiron të dalë gjithmonë më i miri. Është fëmijë pak tekanjoz kur bëhet fjalë për ushqimin dhe veshjet, por me pak punë mund të përshtatet me çdo situatë.