Nëse përdorni rregullisht rrjetet sociale, gjasat janë që ta keni dëgjuar fjalën “manifestim”.
Është një trend që filloi në fundin e 2020-ës dhe ka të bëjë me besimin se njerëzit mund ta parashikojnë ose ta fitojnë atë që duan, përmes manifestimit, duke e parë këtë të fundit si një “praktikë thellësisht shpirtërore”.
Nëse ju intrigon sadopak e gjithë ideja e manifesitmit, lexoni më poshtë çfarë thotë një eksperte e manifestimeve për të.
“Ne jemi duke manifestuar gjithmonë dhe nuk ka nevojë që të jetë diçka e komplikuar që të quhet “manifestim”. Manifestimi ndodh kur ne sjellim vëmendjen dhe qëllimin te diçka që duam të tërheqim në jetën tonë”, shpjegon autorja dhe ekspertja e manifestimeve, Saraha Prout.
Manifestimi është kur përpiqesh të bësh ëndrrat dhe qëllimet e tua realitet duke bërë gjëra konkrete për të ndihmuar veten të arrish atje. Sidoqoftë, ka edhe një anë më mistike. E gjitha është e lidhur me energjinë dhe ligjet e tërheqjes. Është ideja e “Epokës së Re”, që nëse jepni pozitivitet në botë, pozitiviteti do ju kthehet. Po kështu, nëse jepni negativitet, do ta merrni përsëri mbrapsht.
Sidoqoftë, nëse jeni pak skeptikë për mënyrën se si mund t’i shprehni dëshirat tuaja për t’i sjellë ato në jetë, nuk jeni vetëm.
Për më tepër, sot ka edhe shumë burime që supozohet t’ju mësojnë, por në fakt po bëjnë thjesht biznes.
Në tetor të vitit që lamë pas, Refinery29 zbuloi shumë llogari në Instagram të njerëzve që pretendonin se ishin në gjendje t’u mësonin të tjerëve se si t’i realizonin ëndrrat e tyre. Njerëzit paguan shumë para, por nuk mësuan asgjë të re dhe kjo i la në pozita të vështira finaciare.
Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth fillimit të praktikës, ja çfarë duhet të dini:
Reflektoni për atë që keni dhe shikoni përpara
Manifestimi paraqitet shpesh si veprimi i të ecurit përpara, pa e kthyer kokën pas.
Prout thotë se “një nga përbërësit kryesorë të manifestimit është mirënjohja”.
“Jini mirenjohës për gjithçka të mirë në jetën tuaj dhe për gjithë gjërat e mira që do të vijnë.”
Duke shkruar se çfarë është pozitive dhe negative në një fletore ose “vision board”, ju mund të kuptoni çfarë do donit në të ardhmen. Më pas, mund të shtoni ëndrrat dhe dëshirat tuaja dhe duke vendosur plotësisht qëllimet që keni, atëherë filloni të manifestoni.
Filloni të shihni çfarë keni përreth gjatë gjithë kohës
Manifestimi, sipas Prout, nuk është vetëm një aktivitet që ju merr 1 orë nga dita juaja. Është një ndryshim i stilit tuaj të jetës.
“Luani lojëra me universin. Pyeteni atë për shenja dhe zbulojini ato. Mund të shihni një ylber ose orën 11:11 dhe këto janë shenja hyjnore se jeni në rrugën e duhur.”
11:11 përshkruhet si një numër engjëlli dhe do të thotë se është koha për të ndërmarrë veprime. Shenja të tjera që lidhen me manifestimin janë 444, që është një shenjë e mbrojtjes dhe inkurajimit. Ndërkohë, ylberët tregojnë se do ju ndodhë diçka pozitive.
Bëni hulumtimet tuaja
Prout sugjeron të lexoni libra dhe artikuj në lidhje me ligjin e tërheqjes.
Lidhuni dhe qëndroni pranë njerëzve që “manifestojnë” energji të mira.
“Manifestimi mund të jetë një udhëtim i vetmuar, kështu që është kaq e rëndësishme të rrethoheni me njerëzit e duhur që do t’ju inkurajojnë”, thotë Prout.
Rrethohuni nga njerëz pozitivë që kanë dëshirë të jetojnë, që ju mbështesin në planet tuaja dhe kanë besim tek ju.
Jini të hapur ndaj alternativave
Nëse manifestimi do ishte aq i thjeshtë, sa mjafton të flisnim për diçka e ta arrinim atë, të gjithë do e bënin. Nuk është aq e lehtë. Prout shpjegon se ndërsa është mirë të vendosni synime dhe dëshira, duhet të jeni të hapur ndaj asaj që po vjen përpara jush.
Ajo gjithashtu thotë se “ka aq shumë pozitivitet toksik në industrinë e “self-help”, ndihmës ndaj vetes”, sa është është e rëndësishme të jeni të sinqertë me veten, pa sforcime.
Ballafaqimi me probleme apo ngjarje që ju kanë lënduar në të kaluarën, mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të lirë në lidhje me atë që ju dëshironi në të ardhmen,.
Burimi: Bustle