Stephanie Gailing, një astrologe dhe konsulte shëndeti thotë se gjatë cikleve të hënës së plotë mund të përjetojmë ëndrra më të qarta për shkak të energjisë së fortë të kësaj faze hënore. Për shembull, një hënë e plotë ka energji të bollshme për t’ju ndihmuar të shfaqni qëllimet tuaja dhe t’i realizoni ato. Hënat e plota gjithashtu ndodhin kur hëna është në dy shenja të kundërta të horokopit.
“Ju mund të ndjeni intensitet energjik rreth një cikli të hënës së plotë sepse keni të bëni me një “përplasje të titanëve kozmikë” dhe të gjitha këto luajnë rol në mënyrën se si hëna e plotë ndikon në gjumin tuaj, duke i bërë ëndrrat shumë më “të aktivizuara”.
Gailing shton:
“Çfarë që të keni në mendje mund të depërtojë drejt e në ëndrrat tona gjatë një hëne të plotë, duke shërbyer si një kanavacë për të njohur këto mendime dhe ndjenja. Ne madje mund ta gjejmë veten duke zgjidhur situata që mendja jonë e vetëdijshme mund të mos jetë në gjendje t’i arrrijë.”
Nëse jeni sadopak spiritualistë, më poshtë, Stephanie ju tregon disa këshilla se si “t’i lini ëndrrat e hënës së plotë të ndriçojnë dhe pse jo, të zgjidhin konfliktin e brendshëm”.
Si të përdorni ëndrrat e hënës së plotë për zbulimin e vetvetes
Një praktikë është: Të mendoni/flisni për çështje specifike duke i ngulitur ato në trurin tuaj dhe duke lejuar ëndrrat tuaja t’ju japin përgjigjen.
Për ta provuar, para se të flini, kërkojini ëndrrës suaj t’ju japë përgjigje për një pyetje që është e rëndësishme për ju. Thjesht përsëritini një pyetje vetes me përkushtim dhe shpresoni që *përgjigjja* të shfaqet në ëndrrën tuaj.
Një tjetër qasje e përparuar astrologjike për të maksimizuar fuqitë e ëndrrave tuaja të hënës së plotë është të shikoni se ku bie ndonjë hënë e plotë e veçantë në hartën tuaj, duke përfshirë shtëpitë, dhe nëse ajo ndërlidhet me ndonjë planet tjetër.
Hëna e plotë është e pasur me mundësi kur bëhet fjalë për zbërthimin e brendësisë sonë. Të gjithë duam pak nga kjo lloj magjie në jetë.
Burimi: Well & Good