Dy mijë e nëntëqind kërkesa emergjente drejt numrit118, fluksi i telefonatave për ndihmë mjeksore kovid u rikthue dje në Bari. Pritje të gjata për të marrë ndihmë shëndetsore, sidomos për pacientët Covid të izoluar në shtëpi. Menaxhimi i pandemisë edhe një herë po përjeton një nga fazat e tij më kritike në Itali. Spitalet kanë qenë pothuajse plotësisht të mbushura gjatë ditëve të fundit në Bari.
Imazhet e ambulancave të rreshtuara janë edhe një herë treguesit kryesor të asaj se çfarë po ndodh në shumë spitale të rajonit të Pulias. Drejtorja e urgjencës 118 Bari dhe BAT, Anna Maria Natola bëri një apel për të gjithë.
“Mos telefononi 118 për informacion mbi tamponët dhe kujdesin në shtëpi. Ka shumë thirrje në numrin e urgjencës të lidhura me pyetjet nga shumë përdorues në lidhje me gjërat që nuk duhet të mbërrijnë në këto linja. Kjo shkakton bllokimin e tyre, duke lënë urgjencat në radhë që në të vërtetë kërkojnë dërgimin e automjeteve për ndihmë spitalore”, thotë ajo.//Telebari