Bien shifrat e COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 2092 testime, kanë rezultuar 264 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 9 persona.
Situata në spitale vijon të mbetet e qëndrueshme, me 255 të shtruar, nga 262 që raportoheshin dje.
“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.”
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Statistika (05 Prill 2021)
Raste të reja ditore 264
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 255
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2092
Testime totale 572,719
Raste pozitive 126,795
Raste të shëruara 94,431
Raste Aktive 30,090
Humbje jete 2274
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21182
Fier 2582
Durrës 1262
Gjirokastër 1245
Shkodër 1085
Vlorë 789
Korçë 775
Kukës 351
Dibër 336
Elbasan 277
Lezhë 152
Berat 53