Votat e numëruara deri më tani për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit flasin për një avantazh të PS-së, e cila mund të arrijë të krijojë një shumicë edhe pse me një diferencë të ngushtë me opozitën. Ky rezultat llogaritet mbi votat e numëruara mbi 30% të Qendrave të Votimit.
Gazeta “Shqip” po i drejtohet lexuesve të saj me këtë sondazh: Nëse humbet opozita zgjedhjet parlamentare, kush duhet të japë dorëheqjen?
Pra nëse duhet të japin dorëheqjen Lulzim Basha kryetari i PD-së, Monika Kryemadhi kryetarja e LSI-së, apo dhe presidenti Ilir Meta?
Kujtojmë këtu se Meta edhe pse president, ishte një ndër personat u angazhua fuqimisht në këto zgjedhje, duke kërkuar votë kundër PS-së.
Nëse opozita humbet zgjedhjet parlamentare, kush duhet të japë dorëheqjen?
- Lulzim Basha
47%
- Monika Kryemadhi
8%
- Ilir Meta
45%
gsh/