Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve ta japin votën me dëshirë për subjektin politik që ata duan dhe se askush nuk duhet t’ua marrë atë.
Përmes një shënimi në Twitter, Soreca thotë se në 25 prill shqiptarët kanë fuqinë të vendosin se kush do i përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm kush do të bëjë ligjet që do të ndikojnë në jetën tuaj dhe kush do të vendosë për reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe Integrimin në BE.
Postimi i plotë
Më 25 prill, pushteti juaj demokratik është në dhënien e votës tuaj lirshëm dhe me integritet. Kjo është mënyra se si ju tregoni se kujdeseni për komunitetin tuaj, familjen tuaj dhe të ardhmen tuaj. Kjo votë është e juaja, askush nuk duhet ta marrë atë nga ju. BE-ja do të qëndrojë pranë jush në Ditën e BE-së!
Më 25 Prill, ju keni fuqinë të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm, kush do të bëjë ligjet që do të ndikojnë në jetën tuaj dhe kush do të vendosë për reformat e nevojshme për Shqipërinë dhe Integrimin në BE. Ti vendos!