Spanja është një nga vendet e para europiane që nisi sot përdorimin e vaksinës anti-Covid, Johnson & Johnson.
Mediat e huaja shkruajnë se vaksina ishte në pritje për më shumë se një javë, pasi organet rregullatore amerikane rekomanduan ndalimin e vaksinës për të studiuar mpiksjen e rrallë të gjakut.
Por të martën, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) i dha dritën e gjelbër vaksinës. Sipas mediave spanjolle, ka filluar të vaksinojë me Johnson & Johnson personat e moshës 70-79 vjeç.
Ndërkohë vende të tjera europiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Greqinë, kanë vendosur të fillojnë administrimin e vaksinës Johnson & Johnson në ditët e ardhshme.