Ditën e sotme, nëna e Mevlanit i ka bërë atij një surprizë duke i bërë të gjithë në studion e “Për’puthen” të përloten.
Përmes një videoje, e ëma e konkurrentit tha se djali është larguar nga vendi për të punuar jashtë qëkur ishte i vogël dhe ka treguar mes emocioneve historinë e jetës së tij dhe vështirësitë që ka kaluar.
“Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin. Kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon ia bënte që më jep mamin në telefon. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar”, tha mamaja e Mevlanit.
Këto fjalë mjaft emocionuese kanë bërë që të gjithë të përloten, përfshirë moderatoren Borën, Mevlanin, Ledjanën apo Shkëlqimin.
Ai i dha mes lotësh një mesazh të fortë nënës së tij duke i thënë se të gjitha lotët do ia kthejë në buzëqeshje.