Tekstet e tyre janë një model jo pozitiv për adoleshentët dhe jo vetëm. Kohet e fundit në rrjet po diskutohet kënga e konkurrentëve të Për’puthen 40+ “Luli & Çimi” si dhe parodia më e fundit e aktorit Aleks Seitaj. Në tekstet e të dyja këngëve vihet re një fjalor banal.
Mjeshtri i madh i muzikës, Zhani Ciko u shpreh në emisionin “Shqipëria Live” se këto janë fenomene që dëmtojnë shoqërinë.
“Janë fenomene që dëmtojnë dhe ndikojnë te shoqëria”, theksoi profesor Ciko.
Aktori i njohur, Rezart Veleshnja tha se këto lloj këngësh nuk duhet të transmetohen dhe sipas tij arti ka degraduar.
“Këto këngë nuk duhet të transmetohen. Më vjen të qaj për këtë art që po bëhet sot. Më vjen keq që nuk ka më njerëz si profesor Zhani”, u shpreh Veleshnja.