Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e efektivit të policisë në Lezhë, Kol Kola, pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të mitur. Detaje nga dëshmia e policit dhënë para hetuesve, janë bërë publike dhe ku ai pretendon se gjithçka është e inskenuar.
Efektivi 62-vjeçar ka pohuar se nuk e njeh vajzën 13-vjeçare, por i ka nxjerrë dorën dhe e ka marrë në makinë për t’i ardhur në ndihmë. Ndërkohë, lidhur me faktin se pse kanë shkuar në banesë, efektivi i arrestuar ka thënë para hetuesve se “Ma kërkoi ajo me e dërguar aty”.
Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë nga vendngjarja, efektivi i policisë ka ndenjur rreth 10 minuta në banesë bashkë me 13-vjeçaren.
Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale, por këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila është larguar me forcë nga banesa.