Quhet ‘terapi muzikore’ dhe është pjesë e trajtimeve që merrin aktualisht 20 pacientë të shtruar në pavion e terapisë intensive që menazhohet nga Poliklinika e Barit, në Fiera del Levante. Ndër pasojat pozitive të gjetura, ka rezultuar edhe rritja e nivelit të oksijenit.
Dëgjimi i muzikës zgjat rreth gjysmë ore dhe muzika klasike ose xhaz dëgjohet me anë në kufjeve, por nuk mungon dhe muzika rock dhe pop, të cilat alternohen. Drejtuesi i notave në repart është Filippo Giordano, një terapist muzikor që ka bashkëpunuar me spitalin e Barit për vite me rradhë dhe që mesatarisht tre herë në javë vesh një kostum mbrojtës, maskë dhe shkon në pavijonet kovid.
Seancat e terapisë muzikore janë individuale dhe dëgjohen në shtrat. Dëgjimi fillon me një përqendrim në një imazh ose ndjesi që pacienti dhe terapisti i muzikës identifikojnë së bashku, pastaj kalohet duke dëgjuar muzikë, dhe në fund bëhet një dialog i shkurtër dhe përpilimi i një pyetësori. “Nuk ka muzikë magjike – shpjegon Giordano – por secili pacient zgjedh muzikën e tij të diktuar nga momenti, mjedisi dhe ndjesitë e çastit.
Ata dëgjojnë Sting, Al Bano ose Queen. Ata dëgjojnë muzikë përmes kufjeve përçuese, të cilat garantojnë dëgjim optimal dhe sanitohen lehtësisht ”. “Në të gjithë 20 pacientët e regjistruar në terapi muzikore – thotë terapisti- kemi gjetur se, ndërsa dëgjon, niveli i oksigjenit rritet dhe rrahjet e zemrës zvogëlohen. Muzika – përfundon terapisti i muzikës – zgjon imazhe dhe ndjesi, dhe pacientët jetojnë një përvojë që i lejon ata të ndidhen larg nga spitali për disa çaste “.// telebari