Zona e bukur turistike e Thethit vazhdon të qëndrojë e bllokuar nga dëbora që prej muajit dhjetor. Dhe kjo nuk është një problematikë vetëm sepse kjo zonë bëhet e paarritshme për turistët, por bllokimi i saj kërcënon seriozisht jetën e qindra banorëve që jetojnë aty.
Të mendosh që jemi në kushtet e një pandemie, kur rastet e personave të infektuar, apo që kërkojnë hospitalizim janë të konsiderueshme dhe që kërkojnë mjekim të vazhdueshëm, kjo situatë bëhet edhe më emergjente.
Në një lidhje Skype për “Ëake Up”, operatori turistik Pavlin Polia u shpreh se bllokimi i rrugës po rrezikon edhe këtë vit sezonin turistik.
“Kishim një fare shprese këtë vit se ishin edhe zgjedhjet, por jo mesa duket ka një ndërç mes firmës ndërtuese, pushtetit lokal dhe pushteti qendror. Firma ndërtuese tha do presim sa të pushojë dëbora që të fillojmë punimet. Është një histori qesharake që ne na shkakton një dëm të jashtëzakonshëm, sepse nisim të përgatitemi për sezonin turistik.
Rruga kalohet në këmbë, por përdoret rruga tjetër që është 6 orë për të shkuar në Shkodër. Duhet një ditë më shkuar dhe një ditë me u kthyer nëse gjithçka shkon mirë.
Nuk do vijnë as materialet zgjedhore nëse nuk hapet rruga. Fatmirësisht nuk ka pasur probleme shëndetësore këtë periudhë kohore. Bëjnë çdo gjë për të mbijetuar dhe janë furnizuar me ushqime dhe gjëra të domosdoshme. Por, shumë njerëz kanë ikur nga Thethi në Shkodër që të kalojnë dimrin, sepse panë që nuk po bëhej asgjë”, theksoi ai.