Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipce ka publikuar disa foto, ku mjekët përulën para trupit të një vajze, e cila humbi jetën në aksident, por zemra e saj u transplantua në trupin e 22-vjeçarit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Filipce shkruan se ky është një moment historik, ku e reja që humbi jetën në aksident shpëtoi jetën e një tjetër bashkëmoshatari të saj.
“Nuk ka fjalë për të shprehur falënderim për familjen. Nuk ka fjalë për të cilat mund të përshkruhet altruizmi dhe madhështia e dhënies së organeve.
Në momente të pikëllimit të madh të merret vendim për dhurim të organeve është definicioni i humanitetit”, tha Filipce.
Gjithashtu, ministri ka publikuar dhe një tjetër foto, ku thekson se gjendja e të riut, i cili tashmë ka një zemër tjetër në trupin e tij është e qëndrueshme.