Edhe pse janë të fundit në renditjen e zodiakut, por jo nga rëndësia, Peshqit janë një nga shenjat më interesante që mund të keni të bëni në jetën tuaj. Peshqit janë shenja e dytë më posesive e horoskopit, kuptohet vendi i parë u takon Demave, ndonëse në pamje të parë duken aq të qetë e të duruar. Sado të përpiqeni t’i sillni me këmbë në tokë , kjo është shenja më ëndërrimtare dhe kokëfortë e zodiakut. Ata nuk janë rebelë, thjesht kanë një botëkuptim ndryshe nga shumica, çka ndikon edhe në mënyrën si shprehin ndjenjat.
Femra e Peshqve në dashuri
Asgjë nuk mund të zëvendësojë dashurinë në jetën e një femre të Peshqve. As karriera, as paratë, as suksesi nuk mund t’i japin asaj të njejtat gëzime dhe shpërblime sa një jetë sentimentale e lumtur dhe e qetë. Pikërisht nga dashuria, ajo pret atë tip mbrojtjeje dhe sigurie për të cilën ka aq shumë nevojë sikurse dhe për ato përkëdhelitë e ngrohtësitë e vogla që shpërblejnë ëmbëlsinë e lindur të shpirtit të saj. Për femrën e Peshqve, mashkulli i përshtatshëm me siguri do të jetë një partner i pjekur dhe romantik, i ëmbël dhe që ka aftësi t’i kuptojë të tjerët, që prej saj do të konsiderohet edhe si një udhëheqës, drejtues “maestro i jetës”. Xheloze në mënyrë dramatike, ajo nuk mund ta durojë pabesinë në dashuri dhe sensin tjetër kritik.
Mashkulli i Peshqve në dashuri
Mashkulli i Peshqve do ta jetojë raportin e tij të dashurisë gjithmonë në mënyrë komplekse dhe kontradiktore. Nga njëRa anë qëndron qënia romantike, me intuitë, disponuese, e rezervuar, nga ana tjetër njeriu i pakapshëm e që nuk di të imponohet në raportin e çiftit. Jashtëzakonisht emotiv, mashkulli i kësaj shenje është padyshim një partner i butë, që urren çdo formë grindjeje. Është xheloz (shumë) por nuk e shfaq, por është gati të vetësakrifikohet për partneren e tij, pa u imponuar kurrë në raportet e çiftit. Ai është i ëmbël dhe pasionant, por ai mund ta jetojë në raport në mënyrë platonike, sepse e sublimon, e hyjnizon atë që provon dhe ndjen.